Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

VIDEO/ Eurogol dhe asist, Muslija “show” në Bundesliga 2

Eurogol i Florent Muslijës në Bundesliga 2. Mesfushori i Kosovës, zhbllokoi takimin Sandhausen-Paderborn (2-2) me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit.

Ishte minuta e 19’ kur Muslija realizoi një gol të mrekullueshëm, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës kundërshtare. Ky ishte goli i tetë sezonal në kampionat për 24-vjeçarin.

Tetë minuta më vonë, Muslija dhuroi një asist të bukur për Rohr, i cili realizoi golin e dytë për skuadrën udhëtuese.

Gjithsesi, Paderborn nuk menaxhoi dot avantazhin e dyfishtë dhe mori vetëm një pikë pas barazimit 2-2, duke iu larguar vendit të tretë.

Lexo edhe: 

Pësuam dy gola të evitueshëm, ndërkohë që humbëm shumë raste për të shënuar gola të tjerë. Realizova një gol të bukur, por do të ndihesha më i lumtur nëse do të fitonim.

Sot humbëm dy pikë. Tani nuk duhet të bëjmë më llogari, thjesht të luajmë futbollin tonë dhe të shënojmë sa më shumë gola”, deklaroi Muslija pas ndeshjes.

ASISTI I MUSLIJËS

Paderborn renditet në vendin e katërt me 47 pikë, shtatë më pak se Hamburgeri dhe tetë më pak se Heidenheim.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...