Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Eurogol dhe festë me shqiponjë, Mehmeti dhuron “show” në Angli

Anis Mehmeti rikthehet te goli në Championship. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare, realizoi një gol shumë të bukur në përballjen Ipswich-Bristol City (3-2).

Ishte minuta e 54’ kur 23-vjeçari zhbllokoi takimin duke kaluar Bristolin në avantazh. Mehmeti u nis nga mesi i fushës, dribloi dy kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Gol të cilin zgjodhi ta festonte me simbolin e shqiponjës. Ipswichi, që po garon për rikthimin në Premier League, përmbysi rezultatin dhe në fund siguroi tri pikët falë fitores 3-2.

Ky ishte goli i dytë sezonal në kampionat për lojtarin shqiptar, i cili në marsin e vitit të kaluar debutoi me kuqezinjtë e Sylvinhos.

 

Pikërisht në transfertën e Varshavës përballë Polonisë, që ishte dueli i parë i eliminatoreve të Euro 2024 për kombëtaren shqiptare. Dhe deri tani numëron tri ndeshje me kuqezinjtë.

Pas ndeshjes, Mehmeti, i cili ishte më i vlerësuari i skuadrës së tij në duelin ndaj Ipswichit, foli për kanalin zyrtar të klubit, ku ndër të tjera tha:

Ishte një ndeshje e fortë. Kaluam në avantazh, kaluam përsëri në avantazh 2-1, por ata shënuan dy herë të tjera dhe fituan. Jemi të shkatërruar.

U mbrojtëm mirë për 80 minuta, por më pas gjërat nuk shkuan siç donim. Duhet të nisemi nga këtu për të kthyer situatën në favorin tonë.

Të mendojmë për ndeshjen e radhës (të dielën) dhe të punojmë shumë në stërvitje. Falënderoj tifozerinë për mbështetjen e vazhdueshme, shpresojmë të ndryshojmë edhe për ata”.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....