Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Eurogol dhe gafë fatale e portierit, ndodh gjithçka në Suedi

Malmo, skuadra më e suksesshme në Suedi, po kalon një moment të mirë. Blutë fituan sot 1-3 në fushën e Varnamos së Albion Ademit dhe vijojnë të kryesojnë Allsvenskan me 31 pikë të grumbulluara në 12 javët e para.

Heroi i skuadrës së Henrik Rydstrom ishte Taha Ali, autor i dy golave, njëri prej të cilëve ishte i thjesht i mrekullueshëm.

Sulmuesi i djathtë, i lindur në Suedi por me origjinë nga Somalia, dhuroi spektakël për të pranishmit në stadium në minutën e 35’.

Lexo edhe: 

Vendasit kryesonin 1-0, por 24-vjeçari nisi përmbysjen e Malmo me golin e tij. Ali u nis nga mesi i fushës, dribloi çdo kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë realizoi sërish, duke përfituar nga një gafë fatale e Jonathan Rasheed, portierit të Varnamos. Gjërat u thjeshtuan për Malmon, që gjeti edhe golin e qetësisë dy minuta përpara fundit me anë të Sebastian Nanasi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....