Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Eurogol dhe shtyllë në Leipzig-Atalanta, Luis Muriel dhuron spektakël

Një eurogol ka zhbllokuar takimin Leipzig-Atalanta. Dy skuadrat po përballën në “Red Bull Arena” në çerekfinalen e parë të Europa League.

Minuta e 17-të e derbit italo-gjerman, Luis Muriel kreu një driblim të dyfishtë dhe nga e majta dërgoi topin në trekëndëshin e portës gjermane.

 

Gol fantastik i sulmuesit kolumbian, “predha” e të cilit shtangu “gardianin” hungarez Peter Gulacsi. Zikaltrit italianë iu afruan edhe golit të dytë në minutën e 20-të.

 

Sërish Muriel protagonist në krahun e majtë, por diagonalja e 30-vjeçarit kaloi ngjitur me shtyllën e nënkampionëve të Gjermanisë.

 

Vendasit reaguan, por u ndalën nga shtylla në minutën e 24-t. Portugezi Andre Silva pati një mundësi të mirë për të rikthyer baraspeshën, por nuk ia doli dot të dërgonte topin në rrjetë.

Berat Gjimshiti është një nga mungesat e Atalantës në këtë ndeshje. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në shpatull në fundjavë kunbdër Napolit dhe do të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...