Featured

VIDEO/ Eurogol në finalen e Kupës, Regi Lushkja heroi i Sheriff Tiraspol

Sheriff Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë falë një eurogoli të Regi Lushkjes. Kampionët mposhtën 1-0 Sfintul Gheorghe falë golit të ish-kapitenit të Laçit në minutën 90+5’.

26-vjeçari e nisi si titullar duelin final dhe vendosi gjithçka me një të djathtë fantastike që u ndal në trekëndëshin e portës kundërshtare.

 

Festë e ligjshme për mesfushorin ofensiv, i cili fiton trofeun e dytë në pak kohë me rekordmenët e futbollit moldav, pas titullit kampion.

Ky ishte goli i tretë i Lushkjes me ekipin ku u transferua në merkaton e janarit, teksa Sheriff Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë për herë të 11-të në histori.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency