Një eurogol është shënuar në Kupën Libertadores. Sporting Cristal (Peru) fitoi 5-1 ndaj Nacional Asuncion (Paraguai), duke përmbysur humbjen 2-0 në takimin e parë.
Skuadra nga kryeqyteti Lima siguroi kualifikimin, ndërkohë që goli i katërt i ekipit vendas ishte i mrekullueshëm.
Ishte minuta e 89’ kur Jhilmar Lora, pjesë e kombëtares peruane, lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe “shpiku” një goditje të jashtëzakonshme.
Lexo edhe:
- Duro drejt rikthimit në stol, pranë akordit me kryesuesit e kampionatit
- “The Best FIFA Football Awards”, si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës
- Votoi Messin dhe jo Benzema, tifozët e Realit “kryqëzojnë” mbrojtësin
Topi përfundoi në trekëndëshin e portës së Nacionalit. Goli i veçantë u festua gjatë dhe 17 mijë të pranishmit në “Estadio Alberto Gallardo”.
Sporting Cristal realizoi edhe golin e pestë në minutat shtesë të takimit, duke vulosur suksesin me “manita” dhe avancimin në turneun më të rëndësishëm të futbollit latin.
