Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Eurogol në “limite”, Kleis Bozhanaj dhuron spektakël në Itali

Kleis Bozhanaj erdhi nga stoli dhe i dhuroi Modenas një fitore të madhe në Catanzaro. Dueli i javës së 12-të në Serie B, përfundoi 1-2 për skuadrën udhëtuese.

Që siguroi tri pikë të arta falë golit të 22-vjeçarit shqiptar në minutën e pestë shtesë të takimit. Bozhanaj u aktivizua për Modenan në minutën e 73’.

 

Dhe në “limitet” e sfidës dërgoi topin në rrjetën kundërshtare. Fitorja e sotme ka ngjitur skuadrën e Paolo Biancos në vendin e tretë.

Lexo edhe:

  1. VIDEO/ Gola dhe asiste: Rroca, Çekiçi dhe Bardhi protagonistë në Turqi
  2. Europiani i Xhudos/ Akil Gjakova “zjarr”, fiton ndaj kundërshtarit serb
  3. Zbulohet diferenca e pikëve për “Topin e Artë”, ja si votoi Shqipëria!
  4. Vjen nga stoli dhe shënon golin e fitores, Bozhanaj nderon Modenan në “limite”

Ëndrra e madhe është rikthimi në Serie A dhe Modena është në rrugën e duhur, pavarësisht konkurrencës së madhe.

Ky ishte goli i parë sezonal në Serie B për mesfushorin e avancuar, i cili ka luajtur me kombëtaret U16, U17, U18 dhe U19 të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...