Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Eurogol në Norvegji, portieri realizon me roveshatë në shtesa

Një eurogol është shënuar në futbollin norvegjez nga një portier! Sot u luajt përballja Ullern-Sotra (2-2), e vlefshme për divizionin e tretë. Vendasit po kryesonin 2-1 deri afër fundit.

Ishte minuta e pestë shtesë kur Morten Grasmo la portën mike dhe doli në sulm për të ndihmuar skuadrën e tij për të gjetur golin e barazimit.

“Gardiani” 26-vjeçar shfrytëzoi një krosim nga krahu i majtë dhe shfaqi cilësitë e një bomberi, duke realizuar gol me një roveshatë spektakolare.

Topi në rrjetë dhe festë e çmendur për portierin norvegjez dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët dolën të pamposhtur falë kryeveprës së Grasmos.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...