Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Eurogol nga mesi i fushës, lojtari kanadez dhuron spektakël në shtesa

Një eurogol është shënuar në MLS Next Pro. Dueli Columbus Crew 2-Toronto FC II përfundoi 4-3, rezultat që u regjistrua pas kohës shtesë.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Anësori i majtë i Toronto FC II, Themi Antonoglou dërgoi takimin në shtesë me golin e shënuar në minutën e tretë shtesë.

21-vjeçari realizoi edhe një eurogol në minutën e katërt të shtesave, duke “shpikur” një gjuajtje nga mesi i fushës. Topi përfundoi mbi portierin kundërshtar dhe Antonoglou nisi festën me shokët e ekipit.

Gjithsesi, gëzimi te Toronto FC II zgjati pak, pasi Columbus Crew 2 përmbysi gjithçka me dy gola në minutat e fundit dhe siguroi kualifikimin në finale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...