Të paktën 74 persona janë arrestuar në Paris pas përleshjeve të dhunshme mes tifozëve të futbollit pas ndeshjeve të Kupës së Botës të Francës dhe Marokut.
Dhuna shpërtheu në kryeqytetin francez të Parisit të shtunën vonë, më 10 dhjetor. Sipas “Le Parisien”, me dhjetëra persona u arrestuan në afërsi të bulevardit të famshëm Champs-Elysees. Shtetësia e të arrestuarve nuk u specifikua në publikimin e autoriteteve.
Rreth 20 000 njerëz ishin mbledhur atje në një atmosferë festive pas fitores së Francës ndaj Anglisë në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Sipas raportimeve nga medieve vendëse personat e arrestuar kishin “hedhur fishekzjarrë dhe mjete të tjera ndezëse ndaj policisë”. Deri në mesnatë, policia ishte e angazhuar për të shpërndarë një turme të madhe që po krijonte probleme.
