Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Felipe Anderson ngjyros derbin bardhekaltër, Lazio parakalon Romën

Lazio fitoi derbin e parë të sezonit 2022/2023. Skuadra e Maurizio Sarrit mposhti 0-1 Romën falë golit të Felipe Anderson në minutën e 29’. Sulmuesi brazilian përfitoi nga një gafë fatale e bashkëpatriotit të tij, Roger Ibanez, i cili e teproi me mbajtjen e topit në zonë.

Presingu i Pedros dha efekt, teksa sulmuesi brazilian dërgoi topin në rrjetë. Roma iu afrua barazimit katër minuta më vonë, por gjuajtja e Nicolo Zaniolos u ndal në traversë. Roma pretendoi për penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që Rui Patricio i mohoi golin e dytë Felipe Anderson me një pritje shumë të bukur në minutën e 73’.

 

Roma insistoi dhe ushtroi presion të madh për të evituar humbjen, por nuk ia doli, kjo edhe falë një ndërhyrjeje fantastike të Alessio Romagnolit ndaj Zaniolos. Tensioni nuk mungoi në derbin e zjarrtë të kryeqytetit, Lazio rezistoi në tetë minutat shtesë dhe festoi fitoren e artë.

Me suksesin e sotëm, bardhekaltrit parakaluan në renditje “armiqtë” e përjetshmë. Lazio është ngjitur në vendin e tretë me 27 pikë – po aq sa Atalanta – ndërsa Roma e Mourinhos regjistroi humbjen e dytë radhazi në shtëpi dhe tani mban vendin e pestë me 25 pikë.

Elseid Hysaj u fut në fushë në minutën e 69′ për Lazion, ndërsa Marash Kumbulla e ndoqi gjithë përballjen nga stoli në krahun tjetër.

Serie A
Java e 13-të

ROMA-LAZIO 0-1 (Felipe Anderson 29′)

 33′ Roma pranë golit të barazimit me anë të Nicolo Zaniolos, traversa shpëton Lazion.

 

 29′ Gafë e Roger Ibanez në mbrojtje, Felipe Anderson përfiton dhe ndez festën e ultrasve bardhekaltër në “Olimpico”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...