Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Felix shmang humbjen e Atletico, madrilenët ndalen nga skuadra katalanase

Tjetër hap fals i Atletico Madrid në La Liga. Kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Espanyol. Skuadra katalanase e nisi me një minus të madh sfidën duke qenë se në minutën e 28-të mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cabrera.

Nga fusha si i sakrifikuar për kartonin e kuq doli Keidi Bare, me mesfushorin e kombëtares që e kishte nisur sfidën si titullar, por që nuk arriti ta shijonte. Sakaq, pavarësisht inferioritetit numerik, miqtë u shfaqën me grintë në fushë dhe madje në pjesën e dytë kaluan në avantazh me anë të Darder.

Nga ana tjetër, vendasit u hodhën në sulm ndërsa trajneri Diego Simeone aktivizoi Joao Felix që rezultoi edhe si zgjedhja e duhur e teknikut argjentinas pasi ishte pikërisht portugezi që realizoi në minutën e 79-të dhe shmangu një tjetër disfatë në këtë kohë të errët që po kalon skuadra e Atletico Madrid. Pas këtij barazimi, Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Espanyol renditet e 16-ta me 12 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...