Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Festa e Atalantës zgjat 11 minuta, Interi rikthen baraspeshën në Bergamo

Një penallti ka zhbllokuar takimin Atalanta-Inter. Duvan Zapata u pengua në zonën kundërshtare nga holandezi De Vrij, kontakt të cilin arbitri Daniele Chiffi e cilësoi të parregullt.

 

Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian gjuajti saktë në minutën e 25’ dhe kaloi ekipin bergamask në avantazh.

 

Festa e tifozëve vendas zgjati vetëm 11 minuta, pasi skuadra e Simone Inzaghit gjeti golin e barazimit me anë të Edin Dzekos.

 

Sulmuesi boshnjak dërgoi në rrjetë një devijim me kokë të Lautaro Martinez, duke gjetur golin e pestë sezonal në Serie A me zikaltrit.

Berat Gjimshiti për vendasit dhe Kristjan Asllani për nënkampionët e Italisë, po e ndjekin këtë ndeshje nga pankinat respektive.

PENALLTIA E ATALANTËS

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...