VIDEO/ Festa e klubit katalanas desh u kthye në tragjedi, si shpëtoi fotografja

Girona siguroi rikthimin në La Liga më 19 qershor pas fitores 1-3 ndaj Tenerifes në “finalen” për një biletë në elitën e futbollit spanjoll.
Skuadra katalanase e Michel, festoi gjatë me tifozët e zjarrtë duke bërë një paradë me autobus të zbuluar.
Në një moment, fotografja e klubit desh u rrëzua nga autobusi, por një lojtar i skuadrës veproi shpejt dhe e shpëtoi atë.
Për fat të mirë gjithçka u mbyll pa probleme. Edhe pse e tronditur, fotografja vijoi të festonte bashkë me lojtarët e tjerë e tifozët.
