Lecce siguroi qëndrimin në Serie A një javë përpara fundit. Skuadra nga Salento triumfoi 0-1 në Monza falë penalltisë së Colombos në minutën e 101’.
Çlirim te lojtarët e Lecces dhe festë e madhe te 2 mijë tifozët që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën e zemrës.
I veçantë edhe përjetimi i trajnerit Marco Baroni. 59-vjeçari u gjunjëzua pas golit të Colombos, hodhi sytë drejt qiellit dhe shpërtheu në lot.
Nuk kishte rreshtur kurrë së besuari në mrekullinë mbijetesë. As periudhën fundit, ditë plot dhimbje.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot
- Çudia te Bayerni, shkarkohen nga detyra Salihamidzic dhe Kahn, emërohet shefi i ri ekzekutiv
- VIDEO/ “Muri i Verdhë” e bën trajnerin e Dortmundit të shpërthejë në lot
“Ishte një ndjenjë e fortë, sepse gjatë këtij muaji humba babanë, personin më të rëndësishëm në jetën time. Sa do doja ta shihja edhe njëherë…
Në mendje më kaluan babai, skuadra, drejtuesit, klubi dhe tifozët. Këta djem janë treguar të jashtëzakonshëm! Të gjithë na llogarisnin të rënë nga kategoria në dhjetor. Nuk e harrojmë!
Skuadra ime është shumë e re, por kemi krijuar një grup të bashkuar me një identitet të fortë. E meritojmë të festojmë”, deklaroi trajneri i Lecces.
