Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Festa vjen në ndeshjen më të bukur, Tirana kampione e Shqipërisë për herë të 26

Tirana është matematikisht kampione e Shqipërisë për edicionin futbollistik 2021-2022 në Abissnet Superiore. Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme me raste e gola fantastikë në “Elbasan Arena”.

Titulli i 26 për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit, por edhe hakmarrjen ndaj Partizanit, që vetëm 3 sezone më parë fitoi titullin pikërisht në derbin e fundit të sezonit.

Realizimi i Seferit në pjesën e parë dhe supergoli i Totres në fillimin e të dytës, zhvlerësuan realizimin e jashtëzakonshmë të Skukës, për t’i dhënë të parin titull si trajner edhe Orges Shehit, i cili futet në librin e artë të kampionëve.

Nuk mungon as spektkali i tifozëve, të cilët për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike sollën ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Vërshëllima e trefishtë e Eldorian Hamitit kishte melodinë e titullit për Tiranën, që veshi derbin me ngjyrat bardheblu, por mbi të gjitha kurorëzoi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Festa legjitime e 26-herë kampionëve, me tifozët që në fund së bashku me lojtarët ndezën festën e shfrenuar, në një ndeshje që vlen më shumë se 90 minuta.

Partizani-Tirana  1-2  (Skuka 20′, Seferi 27′, Totre 47′)

 

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet sfida me fitoren 1-2 të Tiranës, që feston titullin e 26 kampion…

90’+5 – Seferi shënon, por niset në pozicion jashtë loje dhe anulohet gjithçka…

 – Akordohen 9 minuta shtesë…

87’ – Provon sërish Partizani me Bitrin, që godet me kokë, por nuk gjen kuadratin e portës së Bekajt.

81’ – Pranë barazimit Partizani. Mala kthen një top në qendër dhe Behiratce e dërgon drejt portës në tentativë për ta larguar, por Bekaj zgjatet dhe e grushton në këndore.

78′ – Seferi hyn në zonë, lirohet mirë dhe shërben për shokët e skuadrës, por Hadroj spastron në mënyrë vendimtare…

77′ – Vertikalizim për Seferin, që provon një parabolë, por topi shkon larg portës…

76’ – Marku hyn në zonë dhe rrëzohet pas një dyluftimi me Behiratce, por nuk ka asgjë të parregullt dhe përsëritja konfirmon vendimin e arbitrit.

– Policia afrohet në stadium dhe pozicionohet pranë tifozërisë së Partizanit…

61′ – Rinis ndeshja me goditje dënimi për Tiranën. Gjuajtje e fortë e Vesel Limajt, grushton portieri Alban Hoxha…

 53′ – Ndërpritet ndeshja. Tifozët e të dy klubeve kanë hedhur tymuese dhe në fushë nuk duket asgjë…

52′ – Skuka dhuron spektakël në krah dhe bën ç’të dojë me Behiratcen e Hoxhallarin, por rrëzohet në zonë. Arbitri akordon penallti, por më pas  thirret nga VAR-i dhe pasi rishikon aksionin, anulon gjithçka. Vijon 2-1 për Tiranën…

 

51′ – Kërcënon Skuka me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Pranë golit të barazimit Partizani

47′ – Gooooool. Tjetër gol fantastik në “Elbasan Arena”. Ennur Totre i rrëmben një top Albion Markut dhe gjen trekëndëshin e portës kundërshtare me një gjuajtje perfekte. Eurogol!

Si u përjetua goli i Totre në pankinën bardheblu…

 

 – Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”, në barazim 1-1, teksa golit spektakolar të Skukës, iu kundërpërgjigj një ekzekutim perfekt i Seferit…

45’+3 – Tjetër shpërthim fantastik i Skukës, që lë pas Behiratchen e më pas kapitenin Hoxhallari dhe gjuan në pozicion të prirët, por grushton Visar Bekaj. Aksioni vijon me Malën, që gjuan bukur, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

 – Akordohen tre minuta shtesë

27′ – Gooooool! Barazon Tirana. Asisti i Përgjonit nga krahu i majtë dhe finalizim i Taulant Seferit, i cili fiton duelin me Belicën dhe ndez festën bardheblu…

– Si u përjetua festa e golit në pankinën bardheblu…

20’ – Goooooool. Super goli i Xhuliano Skukës, zhbllokon derbin në “Elbasan Arena”. Pas një krosimi në zonë, Stenio Junior uli topin ne kokë, aty ku Skuka bëri një roveshiatë spektakolare dhe e dërgoi topin në rrjetën e portës së Visar Bekajt.

– Si u përjetua supergoli i Skukës në pankinën e Partizanit…

– Atmosferë e jashtëzakonshme në tribunën ku janë vendosur tifozët bardheblu, të cilët janë më të shumtë në numër dhe më entuziastë…

13’ – Seferi merr një top në zonë, rrotullohet mirë dhe shërben për Limajn, që nuk arrin të godasë si duhet. Vetëm rivënie fundore.

 

7’ – Aksion perfekt i Skukës nga krahu, që “i lë targën” Hoxhallarit dhe shërben për Carën, por sulmuesi i të kuqve gabon në mënyrë flagrante, duke humbur një rast ideal shënimi…

– Reagimi në pankinën e Partizanit, pas rastit të humbur nga Cara…

– Starton sfida në “Elbasan Arena”

Të dy skuadrat kanë dalë në nxehjen e zakonshme para ndeshjes:

Të dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë, me Dritan Mehmetin që ka konfirmuar 10 prej lojtarëve që kishte titullarë ndaj Kukësit dhe ka shtuar edhe të rikthyerin nga pezullimi, Matondo.

Nga ana tjetër, Orges Shehi ka zgjidhur dilemat e mungesave të shumta, teksa në sulm i ka besuar taulant Seferit, që do të mbështetet nga Hoti dhe Ismailgeci.

Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxhaj; A. Marku, Bitri, Belica, Hadroj; Mala, Matondo, Rrapaj; Cara, Stenio Junior, Skuka
Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Përgjoni; Totre, Toli, Limaj; Ismailgeci, Hoti, Seferi

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...