Espanyoli kërkon pikë për mbijetesën dhe ia ka dalë të kalojë në avantazh në transfertën përballë Rayo Vallecanos.
Ivan Balliu e ka nisur si titullar për vendasit, ndërkohë që Keidi Bare është në stol në krahun tjetër.
Minuta e 23’ solli edhe golin e skuadrës katalanase. Kapiteni Sergi Darder befasoi portierin e Rayos me një diagonale të saktë.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- CR7 sërish në një klub europian? Një kompani e bën të mundur dhe ia ofron skuadrës gjermane
- VIDEO/ Dhimbje dhe lot në kryeqytet, skuadra historike bie nga kategoria
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Topi në rrjetë dhe tifozët e Espanyolit në festë. Por, Rayo ia doli të rikthente baraspeshën në 42’.
Balliu krosoi nga e djathta, portieri nuk e largoi topin siç duhej dhe një mbrojtës i Espanyolit e preku me dorë.
Penallti për Rayon, ekzekutim i saktë i Raul de Tomas dhe barazim 1-1 në ndeshjen që po transmetohet në SuperSport 1.
