Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Video/ Festë dhe lot, klubi historik kilen siguron mbijetesën me dy gola në shtesë

Skuadra kilene e Universidad de Chile ka siguruar mbijetesën në mënyrën më dramatike të mundshme, pasi deri në minutën e 94-t ishte në zonën e rënies, por bëri përmbysjen e madhe.

Për të kuptuar situatën më mirë, Universidad de Chile është një nga skuadrat më të njohura në Kili dhe vëmendja e gjithë vendit ishte pikërisht te ndeshja e saj, pasi rënia nga kategoria shihej si diçka madhore, që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, rreth 32 vite më parë.

Deri në minutën e 94-t, Universidad de Chile ishte duke humbur 1-2 ndaj Union la Calera dhe për të shkuar në Play Off kishte nevojë për të paktën një pikë, megjithatë në fund ndodhi mrekullia.

Fillimisht ishte Arias që shënoi golin e barazimit dhe më pas Junior Fernandes shënoi golin e fitores, duke siguruar mbijetesën në elitë të një prej klubeve më me histori në futbollin kilen, ku luan edhe ish sulmuesi i Cagliarit, Joacquin Larrivey.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...