Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/Festë kuqeblu në Shkodër, Vllaznia i ndal vrullin Partizanit

Vllaznia mposht 1-0 Partizanin, duke arritur fitoren e tretë radhazi në “Loro Boriçi” në Abissnet Superiore. Goli i Liridon Latifit pas gjysmë orë lojë, i dhuroi 3 pikë fantastike ekipit shkodran, që renditet në vend të tretë.
Goli i dytë radhazi për sulmuesin dardan, i cili është ngjitur në shifrën e katër rrjetave sezonale në kampionat. Thyhet Partizani pas pesë javësh pa humbje.

Vendasit luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 66-të, moment kur Ardit Krymi u ndëshkua me të kuq.
Vllaznia e filloi ndeshjen në sulm dhe Djordevic e Da Silva vendosën në provë Teqjen, i cili do të mposhtej në minutën e 28-të. Jonuzi tentoi më pas me një goditje nga larg, teksa Erdenis Gurishta u ndal nga shtylla në limitet e pjesës së parë.

Kuqeblutë më mirë edhe në pjesën e dytë, por në minutën e 66-të mbeten me një lojtar më pak, me Ardit Krymin që kreu një faull si lojtar i fundit. Partizani mori zemër, por Stenio Junior dhe Esat Mala u frenuan nga Zogovic.
Vendasit u kthyen në mbrojtje dhe ia dolën të ruajnë avantazhin e çmuar. Në fund 1-0 për skuadrën e Thomas Brdaric dhe festë në stadium, ndërsa “Demat” rikthehen pa pikë në kryeqytet.

Vllaznia-Partizani 1-0  Latifi 28′

Kronika e ndeshjes: 

90+5′ Mbyllet ndeshja në Loro Boriçi, Vllaznia fiton dhe ndal vrullin e Partizanit

81′ Mala shfaqet në zonën e Vllaznisë, godet me të majtën, por Zogovic grushton dhe largon rrezikun

71′ Stenio Junior provon nga distanca, por nuk krijon vështirësi për portierin Zogovic

66′ Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, Ardit Krymi pengon jashtë zone Tedi Carën duke i hequr mundësinë e shënimit dhe ndëshkohet me të kuqe

46′ Vllaznia shumë pranë dyfishimit të shifrave, goditja e Gurishtës ndalet në shtyllë, por nuk përfiton aty as Djurdevic

38’ – Fjoart Jonuzi provon me një goditje nga distanca, por topi shkon shumë mbi kuadratin e portës

28′ Gooool! Vllaznia kalon në avantazh, shkodranët ekzekutojnë një skemë nga goditja e dënimit me Gurishtën që ndalet nga Teqja, mirëpo portieri nuk mund të bëjë asgjë para goditjes së Latifit

9′ Da Silva provon nga një goditje dënimi, por që gjen në gatishmëri portierin Teqja, ndërsa më pas loja ndalet për një faull ndaj portierit të Partizanit

5′ Mundësia e parë e ndeshjes shkon për Vllazninë, Djurdjevic ndalet nga portieri Teqja, ndërsa më pas Latifi nuk ka saktësinë e duhur

1′ Starton ndeshja në Loro Boriçi, Vllaznia pret Partizanin

Formacionet zyrtare:

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva, Latifi, Djurdjevic
Trajner: Thomas Brdaric

Partizani (4-3-3): Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara
Trajner: Ilir Daja

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...