Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ Festë në Shkodër, Vllaznia dominon Tiranën dhe afrohet me kreun

Vllaznia fitoi 3-1 klasiken e futbollit shqiptar përballë Tiranës, ndërkohë që Teuta mposhti 3-0 Erzenin në derbi. Atmosferë e shkëlqyer në “Loro Boriçi” dhe Vllaznia në formë fantastike.

GOLI I PARË I VLLAZNISË

Skuadra shkodrane dominoi bardheblutë dhe tashmë e sheh vendin e parë vetëm 4 pikë larg. Kroati Marko Juric nisi festën kuqeblu, teksa kapiteni Bekim Balaj shënoi një dygolësh.

Lexo edhe:

GOLI I DYTË I VLLAZNISË

Dobët Tirana, që realizoi golin e nderit me anë të Dijar Nikqit. Vetëm dy pikë kanë grumbulluar 26 herë kampionët e Shqipërisë në katër takimet e fundit në kampionat.

GOLI I TIRANËS

Vazhdon momenti i mrekullueshëm për Vllazninë. Skuadra e Qatip Osmanit regjistroi fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa nuk humbet prej 11 ndeshjesh (9 fitore + 2 barazime).

GOLI I TRETË I VLLAZNISË

Tri pikë jetike për Teutën, që iu fal golave të Matias Llocit, Ledio Beqjes dhe Klejdi Dacit për të thyer Erzenin. Rezultat që solli “rokadën” në renditje mes këtyre dy skuadrave.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...