Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Festë verdhezi, Dortmundi mposht Augsburgun dhe zgjat dorën drej trofeut

Borussia e Dortmundit më pranë se kurrë titullin kampion në Bundesligës. Verdhezinjtë përfituan nga humbja e Bayernit përballë Leipzigut, duke triumfuar 0-3 në fushën e Augsburgut, rezultat që zhvendos në vendin e dytë me dy pikë më pak pikërisht bavarezët.

Episodi që i hapi rrugë fitores së verdhezinjve ndodhi në minutën e 59-të, me Haller që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, duke mposhtur portierin Koubek.

Duhet kujtuar që nga minuta e 38-të, Augsburgu luajti në inferioritet numerik, pasi Uduokhai u ndëshkua me karton të kuq.
Golin e sigurisë së verdhezinjve e realizoi i njëjti autor, Haller, shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

Në minutat kohën shtesë erdhi edhe goli i katërt i Dortmundit, i shënuar nga Julian Brandt.

Në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës Dortmund pret Mainzin dhe fitorja me këtë kundërshtar e shpall kampion të Bundesligës, pas një dekadë dominim të Bayernit.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...