Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Festime spektakolare nga tifozët e Trabzonspor, fituan titullin pas 38 vitesh

Trabzonspori është rikthyer të fitojë titullin kampion në Turqi, pas plot 38 vitesh mungesë dhe tifozët e kanë festuar në një mënyrë vërtetë spektakolare, teksa videot po bëjnë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Menjëherë pas vërshëllimës finale në ndeshjen ndaj Antalyasporit, ku edhe fituan titullin matematikisht, tifozët e Trabzonsporit pushtuan fushën në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa më pas festa vijoi gjatë dhe me një organizim spektakolar në rrugët e qytetit.

Skuadra nga Trabzoni është themeluar më 1967-ën dhe ka një histori mjaft interesante, pasi u bë i pari klub me qendër jashtë Stambollit, që fiton titullin kampion, teksa deri më 1984-ën e kishe fituar plot 6 herë kampionatin.

Fanellën e Trabzonspor e ka veshur edhe ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Alban Bushi në vitin 2001-2003, i cili ka lënë kujtime mjaft të mira në klubin turk.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...