Premier League

VIDEO/ Festoi në “fytyrën” e Fernandes, ish-futbollisti kritikon portierin: As nuk e priti penalltinë!

Arsenal mposhti këtë fundjavë Manchester United me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje vendimtare mes dy skuadrave që në këtë sezon synojnë vendin e katërt në Premier League për të konfirmuar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ndeshje mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse Bruno Fernandes nuk do të humbiste një penallti teksa rezultati ishte 2-1 për topçinjtë.

Mesfushori, edhe pse me Ronaldon në fushë vendosi të merrte përsipër ekzekutimin nga 11-metrat, por gaboi krejtësisht duke e përplasur topin në shtyll. Në këtë moment, portieri i Arsenal, Aaron Ramsdale që ishte hedhur në krahun e kundërt, nis të festojë para Fernandes. Një gjest i cili nuk i ka pëlqyer aspak ish-futbollistit të Liverpool, Danny Murphy i cili theksoi se gardiani nuk mund të festojë në atë mënyrë pasi nuk ishte ai që priti penalltinë.

“Unë gjithnjë këmbëngul se kur nis edhe të bëhesh shumë emocional atëherë performanca në fushë ulet. Mendoj se Ramsdale e humbi arsyen dhe besoj se është e tepërt për tifozët, nëse unë do të isha trajneri i tij do e urdhëroja të mos e përsëriste më kurrë. Dhe, ndoshta për këtë arsye Pickford është numri një në kombëtaren e Anglisë dhe jo Ramsdale dhe për ta theksuar, nuk kam asgjë kundër pasionit që tregon një lojtar në fushë, por ai as nuk e priti penalltinë”, u shpreh Murphy.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency