Legjionarët

VIDEO/ Feston Klaus Gjasula, realizon në triumfin me “poker” të Darmstadit

Klaus Gjasula e ka filluar me gol vitin 2022. Mesfushori i kombëtares shqiptare është pjesë e Darmstadt në Bundesliga 2, ekip që sot fitoi 4-2 miqësoren ndaj Regensburg.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Mesfushori 32-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të, duke kaluar përkohësisht në avantazh 2-1 skuadrën e tij.

Gjasula tentoi në fillim me kokë, teksa në tentativën e dytë nuk e pati të vështirë të realizonte me portën e boshatisur.

“Luftëtari” i mesfushës po luan sezonin e parë me Darmstadt, që renditet në vend të dytë me 35 pikë, dhe është pranë rikthimit në elitën e futbollit gjerman.

Quiz/ Sa mirë e kujtoni vitin 2021 në futboll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency