Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Feston sulmuesi vlonjat, fiton Kupën me ekipin e divizionit të dytë

Dejvi Bregu u transferua gjatë merkatos dimërore nga turqit e Umraniyesporit te Wisla Krakow, skuadra historike që këtë sezon garon në divizionin e dytë.

Gjithsesi, Wisla ka realizuar një mrekulli futbollistike duke fituar Kupën e Polonisë, pavarësisht se nuk bën pjesë në Ekstraklasa, elitën e futbollit polak.

Skuadra Biala Gwiazda, që renditet e pesta në Division 1, mposhti 2-1 Pogonin në 120 minuta “betejë” në “PGE Narodowy” të Varshavës, finale që u ndoq në stadium nga 47500 tifozë.

Lexo edhe:

Takimi i rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Wislën që barazoi në minutën e nëntë shtesë. Më pas shënoi sërish në 90+3’, duke fituar Kupën për herë të pestë në histori.

Festë edhe për sulmuesin vlonjat, fitues i titullit kampion dhe Këpucës së Artë të Superiores me Teutën në sezonin 2020/2021.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....