Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Fillon rrugëtimi kuqezi në Euro 2024, pritje e veçantë në Gjermani

Fillon zyrtarisht aventura gjermane për kombëtaren kuqezi të shqiptarëve. Që urojmë e shpresojmë të zgjasë sa më shumë. Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho është pjesë e grupit B në Euro 2024.

Rrugëtim që fillon të shtunën e 15 qershorit përballë Italisë në një ndeshje historike dhe plot emocione në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Katër ditë më vonë kundër Kroacisë në Hamburg. E më pas ndaj Spanjës (24) në Dusseldorf.

 

Delegacioni zyrtar kuqezi u nis në orën 16:00 nga Austria, aty ku skuadra dhe lojtarët janë përgatitur prej 31 majit. Tashmë zhvendosja në SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipet sportive. Afër Dortmundit.

(VIDEO) Euro 2024: Shqipëria e para Kombëtare që shkel tokën gjermane

Lexo edhe:

Air Albania u ul në orën 18:00 në tokën gjermane, aty ku heronjve kuqezi iu rezervua një pritje e veçantë dhe entuziazmuese nga disa fëmijë kuqezi. E më pas nisja drejt SportCentrum Kaiserau.

Një qendër stërvitore e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave. Aty janë grumbulluar në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë.

Apo edhe klube si Bajern Munich, Real Madrid, Liverpool, Porto, Borussia Dortmund, Schalke 04, Valencia, Athletic Bilbao, Udinese e shumë të tjerë.

Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e Euro 2024.

24 orë përpara çdo ndeshjeje ekipi kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet. Pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...