Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ “Finale” e çmendur në Paraguai, Cerro Porteno fiton titullin më të pabesueshëm

Në Paraguai është luajtur një nga “finalet” më të çmendura të viteve të fundit. Guarani dhe Cerro Porteno diskutuan mes tyre titullin kampion në javën e fundit, sfidë që tifozët e Cerro nuk do e harrojnë kurrë, me fansat e ekipit vendas që përjetuan një dramë të dhimbshme.

Guarani renditej i dyti me dy pikë më pak se kryesuesit e Cerro dhe fitorja ishte alternativa e vetme. Ndeshja nisi keq për ekipin mik, që mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 15-të, pas ndëshkimit me të kuq të Benitez.

Në stadium filloi festa, që shpërtheu kur Oviedo kaloi Guaranin në avantazh nëntë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Skuadrat në pushim, tifozët vendas në ekstazë, por do luheshin edhe shumë minuta të tjera.

Gonzalez Cabral shënoi golin e dytë për Guaranin në minutën e 51-të. 2-0 për vendasit, Cerro me një lojtar më pak, por titulli nuk fitohet shumë lehtë, edhe pse te miqtë dukeshin të dorëzuar.

Tifozët e Guaranit nisën festën e parakohshme për trofeun që mungonte prej vitit 2016, dhe për të cilin duhet të presin akoma për ta shijuar. Minutat shtesë janë një horror për vendasit, që mbetet me nëntë lojtarë pas daljeve me të kuq të Fernandez (90+2’) dhe “gardianit” Servio (90+3’).

Në portën e Guaranit futet mbrojtësi Marcos Caceres. Cerro merr zemër dhe gjen golin e parë me anë të Alberto Espinola (90+9’). Panik në stadium, ndërsa Cerro beson dhe mbrojtësi Juan Gabriel Patino Martinez kalon në sulm, për të shënuar me kokë një gol historik (90+11’).

Çlirim dhe festë e jashtëzakonshme te lojtarët, stafet dhe tifozët e ekipit mik, Martinez feston që sjell të kuqin e katërt, por kohë nuk ka më, përballja përfundon 2-2 dhe Cerro Porteno fiton titullin e 34-t në histori, ndërsa Guarani, klubi i dytë më i vjetër në Paraguai, pësoi një “tragjedi” që duhet kohë për ta harruar…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...