Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Fiorentina ngec në “shtëpi”, Rrahmani gjen golin, por Napoli “harron” të fitojë

Fiorentina ngec në “shtëpi” në takimin e raundit 37-të të Serie A, teksa Napoli as këtë javë nuk ia del të rikthehet te triumfi, me ndeshjen e luajtur në “Stadio Artemio Franchi” që u mbyll me barazimin 2-2.

Pavarësisht se ishin vendasit ata që diktuan ritmin, në fund Fiorentina dhe Napoli ndanë pikët.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 8’ kur pasi Politano krosoi topin nga goditja e këndit, Amir Rrahmani “fluturoi” dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke kaluar Napoli-n në avantazh.

Megjithatë, Fiorentina reagoi brenda fraksionit hapës, duke barazuar me super golin e Biraghi-t, që shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 40’, ndërsa vetëm dy minuta më pas Nzola përmbysi rezultatin dhe kaloi vendasit në avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.

Napoli nga ana tjetër vazhdoi me sulmet në fraksionin e dytë dhe në minutën e 57’ Kvaratskhelia realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe barazoi për miqtë.

Pas këtij raundi Fiorentina renditet në vend të tetë ose thënë ndryshe në zonën e Conference League me 54 pikë, por që ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur, teksa Napoli renditet në vend të nëntë me 52 pikë.

Fiorentina-Napoli (2-2)

Java e 37-të, Serie A.

 

57′-Gooool! Kvaratskhelia-s realizon gol spektakolar nga goditja e dënimin dhe barazon për Napoli-n. 

42′-Goool! Nzola gjen rrugën drejt rrjetës, përmbys Fiorentina.

40′-Goool! Cristiano Biraghi realizon një super gol nga goditja e dënimit dhe barazon për Fiorentina-n. 

8’-Gooool! Politano kroson topi në zonë nga goditja e këndit, Rrahmani “fluturon” dhe e finalizon në fund të rrjetës, duke kaluar Napoli-n në avantazh.

Lexo edhe: 

Formacionet zyrtare: 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...