Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Fitore dhe festë zikaltër në “San Siro”, batuta mes Asllanit dhe Inzaghit

Fitore dhe festë tek Interi. Pasi zyrtarizoi titullin kampion në derbin ndaj rivalëve të përjetshëm të Milanit, skuadra e Simone Inzaghit mposhti 2-0 Torinon në një “San Siro” plot ngjyra zikaltër.

Hakan Calhanoglu shënoi dy golat e fitores, të dytin me penallti, ndërkohë që miqtë luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49′. Pas daljes me të kuq të Tamezes.

Kristjan Asllani u fut në fushë në minutën e 63′. Në fund festë me tifozët, teksa nuk munguan batutat mes mesfushorit të kombëtares shqiptare dhe teknikut Inzaghi.

Serie A
INTER-TORINO 2-0 (Calhanoglu 56′, (p) 60′)

FESTA ZIKALTËR

 

60′ Penallti për Interin. Calhanoglu gjuan sakte, duke gjetur golin e dytë personal. 

 

56′ Ekzekutim i bukur i Hakan Calhanoglu, Interi në avantazh. 

 

49′ Torino mbetet me 10 lojtarë. Adrien Tameze ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

 

Interi siguroi titullin kampion, i 20-ti në historinë zikaltër, pas suksesit 1-2 në derbin ndaj Milanit.

Lexo edhe:

Skuadra e Simone Inzaghit po luan sot në “San Siro” kundër Torinos, sfidë që po transmetohet në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...