Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Fitore drithëruese në “Villa Park”, Arsenali rikthehet i vetëm në krye

Arsenali rikthehet te fitorja në Premier League pas tri javësh, dhe këtë e bën falë triumfit spektakolar 2-4 ndaj Aston Villa-s. Dueli i luajtur në “Villa Park”, prodhoi emocione, traversa, autogol dhe përmbysje.

Lexo edhe

Ollie Watkins kaloi vendasit në avantazh në minutën e pestë. Arsenali barazoi me Bukayo Saka (16’), por Philippe Coutinho riktheu skuadrën e Unai Emery në avantazh pas një aksioni shumë të bukur (31’).

 

Ky ishte goli i parë sezonal në kampionatin anglez për lojtarin brazilian. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur. Eddie Nketiah u ndal nga traversa (56’), ndërkohë që Oleksandr Zinchenko realizoi një gol shumë të bukur pesë minuta më vonë.

 

Martin Odegaard humbi një shans të artë në minutën e 78’. Kapiteni i Arsenalit nuk ia doli të shënonte me portën bosh. Ndërkohë, Leon Bailey tronditi traversën e Arsenalit pesë minuta më pas.

 

Minutat shtesë ishin plot emocione. Jorginho goditi traversën në minutën e 90+3’, topi u përplas në kokën e Emiliano Martinez dhe përfundoi në rrjetë. Festë e madhe tek Arsenali, që gjeti edhe golin e katërt me anë të Gabriel Martinellit.

 

54 pikë numëron skuadra e Mikel Artetës pas javës së 23-të, tri më shumë se kampionët në fuqi të Manchester City. Më pas vjen Manchester United me 46 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...