Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Fitore e “hidhur”, Vllaznia frenohet nga portieri dhe gjyqtari

Vllaznia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, dominoi kundërshtarët, por nuk shkoi më shumë se fitorja 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”. Rezultat që nuk mjaftoi, pasi në raundin e dytë të Conference League u kualifikua skuadra nga Irlanda e Veriut falë triumfit 3-1 në shtëpi.

Bekim Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 54’, duke realizuar shumë bukur me kokë. Kuqeblutë pretenduan në të paktën dy raste për penallti, por arbitri azer vijoi lojën në të dy rastet.

Skuadra e Memellit insistoi deri në sekondat e fundit, por nuk ia doli të shfrytëzonte rastet e krijuara. Duke mos ia dalë të dërgonte sfidën në minutat shtesë.

Conference League
Raundi i parë

VLLAZNIA-LINFIELD 1-0 (Balaj 54′)

Kronika e ndeshjes:

87′ Esat Mala tërhiqet nga fanella, arbitri azer as që ka ndërmend të akordojë penallti!

 

80′ Sërish Vllaznia pranë golit të dytë, topi me kokë i Stojanovic përfundon jashtë.

 

79′ Prekje me dorë nga mbrojtësit e skuadrës nga Irlanda e Veriut. Arbitri vazhdon lojën.

 

75′ Skuadra e Memellit në kërkim të golit të dytë. Shans i artë për Esat Malën, nuk e shfrytëzon.

 

72′ Vllaznia pranë golit të dytë. Sërish Balaj me kokë. Portieri në vend, topi ngjitur me shtyllën. Të pafat kuqeblutë…

 

69′ Balaj rrëzohet në tokë pas një përplasjeje me portierin kundërshtar. Shkodranët pretendojnë për penallti. Vijon lojën arbitri azer.

54′ Goooool! Bekim Balaj kalon Vllazninë në avantazh falë një goli shumë të bukur me kokë. Ndizet “Loro Boriçi”. 

 

51′ Shkodranët e nisin në sulm edhe pjesën e dytë. Juric rrezikon me kokë, topi mbi tra.

45+1′ Provon edhe Esat Mala, sërish i pakalueshëm portieri kundërshtar.

 

43′ Diagonale e bukur e Ildi Grudës, grushton portieri Chris Johns.

 

32′ Minuta të mira për Vllazninë. Balaj rikuperon një top, tenton Lorik Boshnjaku, diagonalja e mesfushorit nga Prishtina kalon ngjitur me shtyllën.

 

31′ Vllaznia shënon me Çobën, anulohet goli për prekje me dorë.

 

28′ Mundësia më e mirë për skuadrën shkodrane. Mehdi Çoba i vetëm përballë portierit, gjuajtja për t’u harruar.

 

19′ Inkursion i Esin Hakajt, por goditja e kapitenit është qendrore.

 

17′ Ivan Juric fiton duelin ajror me mbrojtësit dhe portierin kundërshtar, topi ngjitur me shtyllën.

 

12′ Vllaznia pranë golit. Bekim Balaj tenton një gol me finte, pret portieri i Linfield.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia kërkon përmbysjen në “Loro Boriçi” kundër Linfield. Kuqeblutë kanë humbur 3-1 takimin e parë të luajtur në Irlandën e Veriut.

Skuadra e Migen Memellit beson te përmbysja, edhe falë mbështetjes së zjarrtë të tifozëve shkodranë.

Lexo edhe: 

Ndeshja Vllaznia-Linfield, po transmetohet live në SuperSport 2.  

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...