Granada mori një fitore me përmbysje në transfertë ndaj Alaves. Skuadra e Myrto Uzunit arriti që të rikthehet tek fitorja pas 10 ndeshjesh ku nuk kishte pasur sukses. Vendasit shpërdoruan një 11-metërsh në pjesën e parë me Joselu, duke regjistruar episodin për tu veçuar, ndërsa pjesa e dytë ishte tepër emocionuese me plot 5 gola.
Escudero zhbllokoi rezultatin duke kaluar Granadën në avantazh, por gëzimi i miqve zgjati vetëm tre minuta, pasi Alves shënoi dy herë, duke befasuar skuadrën e trajnerit Gonzalez. Escalante dhe Vallejo përmbysën gjithçka duke krijuar iluzionin e një suksesi, megjithatë Granada insistoi dhe u shpërblye.
Në të 75-ën Antonio Puertas vendosi ekuilibrin, ndërsa tre minuta para fundit të ndeshjes Luis Suarez realizoi golin e përmbysjes së madhe. Një fitore me shumë vlerë për Granadën që shkon në kuotën e 28 pikëve pas javës së 29-të të La Ligës e përkohësisht shmang zonën e rënies. Në anën tjetër Alaves konfirmohet se nuk ndodhet në pozita të mira, pasi kjo është ndeshja e katërt që nuk arrin të fitojë.
[quiz-cat id=”297576″]