Bundesliga

VIDEO/ Fitore me përmbysje për M’Gladbach, Unioni triumfon në derbin e kryeqytetit

Fitore me përmbysje për M’Gladbach, derbi i kryeqytetit shkon për Union Berlin, ndërkohë që Freiburgu e nis sezonin e ri në Bundesliga me një sukses me “poker” në transfertë.

Feston edhe Mainz jashtë fushe, ndërkohë që u mbyll pa fitues dhe me shumë gola dueli Wolfsburg-Werder Bremen. 19 gola janë shënuar në pesë sfidat e drekës në Gjermani.

M’Gladbach mposhti 3-1 Hoffenheim. Ekipi udhëtues mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Stefan Posch (19’), por Hoffenheim ia doli të shënonte golin e avantazhit gjashtë minuta më vonë.

Gjuajtja potente e danezit Robert Skov u ndal në rrjetë dhe në stadium pllakosi heshtja. Gjithsesi, M’Gladbach nuk u demoralizua dhe riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë me anë të algjerianit Ramy Bensebaini.

Në fraksionin e dytë të takimit erdhën edhe golat e Marcus Thuram dhe Nico Elvedi. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Union Berlin derbin përballë armiqve të Hertha Berlin, duke regjistruar rezultatin e pestë pozitiv radhazi në derbin e kryetqytetit gjerman.

Freiburg nuk u përmbajt në Augsburg, fushë ku fitoi 0-4. Ekipi mik realizoi “pokerin” e golave në pjesën e dytë. Barazim spektakolar 2-2 mes Wolfsburg dhe Werder Bremen, ndërkohë që Mainz siguroi tre pikë të arta pas triumfit 1-2 në fushën e Bochum.

Supersfida e javës së parë në kampionatin gjerman është ajo mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen. Dueli në “Signal Iduna Park” fillon në orën 18:30 dhe do transmetohet në SuperSport 3.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency