Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Fitore me përmbysje, West Ham fundos Leeds Utd

Pasi siguroi të enjten finalen e Conference League, West Ham festoi edhe në kampionat. Skuadra londineze triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Leeds United, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Premier League.

 

Skuadra udhëtuese kaloi në avantazh me anë të spanjollit Rodrigo (17’), por West Ham riktheu baraspeshën pas gjysmë ore lojë falë kapitenit Declan Rice.

Lexo edhe:

Goli i avantazhit për vendasit erdhi nga Jarrod Bowen (72’). Në minutat shtesë, Manuel Lanzini realizoi golin e qetësisë për skuadrën e tij.

Fitore me rëndësi për skuadrën e David Moyes, ndërkohë që Leedsi i Allardyce mbetet në zonën e ftohtë.

 

West Ham do të përballet me Fiorentinën në finalen e madhe të Conference League. Sfida do të zhvillohet në muajin qershor (7) dhe do të transmetohet në SuperSport.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...