Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Fitore me “pesë yje” e Dortmund, Bayern feston në transfertë!

Borussia Dortmund nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim suksesin përballë Stuttgart në ndeshjen e javës së 11-të në Bundesliga. Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin e thellë 5-0, teksa tre gola i shënuan që në pjesën e parë duke i lënë shumë pak hapësirë miqve për të tentuar një rezultat pozitiv. Ai që zhbllokoi shifrat e takimit ishte talenti Jude Bellingham në minutën e dytë, ndërsa në të 13-tën dyfishoi mbrojtësi Sule. Sakaq, një minutë para përfundimit të pjesë së parë, Reyna realizoi edhe të tretin.

Në fraksionin e dytë, vendasit nuk hoqën dorë nga loja ofensive dhe sërish Bellingham në të 53-tën realizoi golin e katërt të sfidës dhe të dytin personal. Ndërkohë, në fund ai që vulosi fitoren 5-0 ishte Moukoko në minutën e 72-të teksa pas këtij suksesi, verdhezinjtë ngjiten në kuotën e 19 pikëve në vend të katërt ndërsa Stuttgart mbetet në vendin e 16-të me 8 pikë.

Nga ana tjetër, Bayern Munich festoi në transfertë aty ku mposhti Hoffenheim me rezultatin 0-2.Bavarezët e zgjidhën ndeshjen në pjesën e parë falë golave të Musiala dhe Choupo Moting ndërsa në fraksionin e dytë, menaxhuan më së miri avantazhin duke mos i lënë mundësi kundërshtarëve. Falë fitores së dytë radhazi, rekordmenët gjermanë ngjiten në kuotën e 22 pikëve, në vend të dytë, një pikë më pak se kryesuesit e Union Berlin. Ndërkohë, Hoffenheim mbetet në vend të gjashtë me 17 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Augsburg dhe Leipzig prodhuan një barazim spektakolar 3-3, në barazim 2-2 u mbyll edhe Bayer Leverkusen-Wolfsburg ndërkohë që Freiburg mposhti 2-0 në shtëpi, Werder Bremen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...