Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Fitore me pesë yje e Dortmund, Bayern Munich “bie” në transfertë

Borussia Dortmund nuk gaboi në shtëpi në ndeshjen e javës së 32 në Bundesligë, teksa mposhti me rezultatin 5-1, Augsburgun. Verdhezinjtë shënuan katër gola brenda pjesës së parë teksa hapën llogaritë që në minutën e katërt me anë të Moukoko ndërsa më pas serinë e golave e vazhdoi Malen dhe sërish Moukoko. Miqtë realizuan me anë të Vargas, por Reus shënoi edhe të katërtin në shtesë.

Në fraksionin e pjesës së dytë, Nmecha shënoi edhe golin e pestë për Dortmund. Pas kësaj ndeshje, Dortmund ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vend të pestë duke qenë edhe më shumë e sigurt për pjesëmarrjen në Champions pasi Gjermania në sezonin e ardhshëm do të prezantohet me pesë skuadra. Ndërkohë, Augsburgu mbetet me 39 pikë në vend të nëntë.

Lexo edhe: 

Sakaq, Bayern Munich me mendjen te champions league për sfidën e kthimit ndaj Real Madrid, u mposht në kampionat në transfertë ndaj Stuttgart me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Stergiu ndërsa bavarezët barazuan me anë të Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Stuttgart shënoi dy gola të tjerë me anë të Jeong dhe në fund me Silas për të fituar me rezultatin 3-1. Bayern pas kësaj humbje mbetet me 69 pikë në vend të dytë, ndërsa Stuttgart është në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë. Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Darmstadt, ndërsa Werder Bremen barazoi 2-2 me Borussia Moenchagladbach.

Golat e Stuttgart-Bayern Munich 3-1:

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...