Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Fitore me “pesë yje” për Dortmund, Unioni i Berlinit merr kryesimin e kampionatit

Dortmund arriti një fitore bindëse në javën e 19-të të Bundesligës, teksa verdhezinjtë triumfuan në shtëpi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Freiburg. Në fakt, pjesa e parë e sfidës ishte e ekuilibruar duke përfunduar në barazim 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Schlotterbeck në minutën e 26-të ndërsa miqtë barazuan në të 45-tën me anë të Holer.

Gjithsesi, Dortmund ishte i papërmbajtshëm në fraksionin e dytë të lojës duke shënuar katër herë të tjera. Ai që kaloi në avantazh Dortmund ishte Adeyemi në të 48-tën, ndërsa më pas erdhën edhe golat e Haller, Brandt dhe Reyna. Kështu, në fund të 90-minutave rezultati u fiksua në shifrat 5-1 teksa pas këtij rezultati, Dortmund ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të tretë ndërsa nga ana tjetër, Freiburg mbetet në vend të gjashtë me 34 pikë.


Sakaq, vijon surpriza Union Berlin në Bundesliga. Këtë herë kryeqytetasit mposhtën me shifrat 2-1 Mainz dhe pas javës së 19-të, marrin kreun e kampionatit me 39 pikë duke lënë pas të paktën për momentin Bayern Munich që ka një ndeshje më pak në kalendar. Sa i takon ndeshjeve të tjera të Bundesliga-s, Bochum mposhti 5-2 Hoffenheim, Eintracht Frankfurt fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Hertha Berlin ndërsa Koln barazoi pa gola ndaj Leipzig.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...