Manchester United fiton dhe kualifikohet në FA Cup, barazim mes Marseille dhe Monaco në Ligue 1, ndërsa Real Betis i falet një penalltie për të siguruar tri pikë të arta në La Liga, tre ndeshje që u transmetuan në SuperSport.
“Djajtë e Kuq” mposhtën 3-1 Reading në “Old Trafford”, duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve. Marcus Rashford kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit anglez.
Pjesa e dytë nisi me ritmin “samba”, me United që realizoi tre gola brenda 13 minutave. Casemiro shënoi dy gola të bukur brenda katër minutave, ndërkohë që Fred (67’) realizoi me finte.
Skuadra udhëtuese mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Andy Carroll (65’), por ia doli të gjente golin e nderit falë realizimit me kokë të Amadou Salif Mbengue (72’).
Marseille i dha fund ecurisë prej gjashtë fitoreve radhazi në kampionatin francez. Skuadra e Igor Tudor barazoi 1-1 në “Velodrome” ndaj Monacos. Autogoli i Veretout i dha avantazhin skuadrës nga Principata në pjesën e parë.
Vendasit evituan humbjen falë golit të Alexis Sanchez sapo nisi pjesë e dytë. Real Betis mposhti 0-1 Getafen fale golit me penallti të Borja Iglesias pesë minuta përpara fundit, sukses që mban andaluzët në zonën Champions.
