Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Fitore me “tris”, Milani në formë! Zhbllokohet Chukwueze

Milani kalon 1-3 pengesën Hellas Verona. Kuqezinjtë regjistruan fitoren e tretë radhazi në Serie A, teksa tani numërojnë tri pikë më shumë se Juventusi. Theo Hernandez zhbllokoi takimin në fundin e së parë, ndërkohë që Christian Pulisic (50’) dyfishoi sapo nisi e dyta.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin falë goditjes potente të holandezit Tijjani Noslin (64’). Gjithsesi, Milani shënoi sërish 11 minuta përpara fundit. Samuel Chukwueze shënoi një gol shumë të bukur, i parë në Serie A për nigerianin.

Vendi i dytë me 62 pikë për skuadrën e Stefano Piolit, ndërkohë që Hellas Verona mbetet në kuotën e 26 pikëve.

Serie A
HELLAS VERONA-MILAN 1-3 (Noslin 64′ / Theo 44′, Pulisic 50′, Chukwueze 79′)

79′ Më në fund Samuel Chukwueze, i cili gjen golin e parë në kampionat falë një realizimi fantastik. 

 

70′ Rafael Leao nuk arrin të shënojë i vetëm me portierin kundërshtar!

 

64′ “Predhë” e Tijjani Noslin, holandezi rihap sfidën me golin e tij. 

 

50′ Milani shënon golin e dytë me anë të Christian Pulisic. 

 

44′ Shpërblehet insistimi i Theo Hernandez. Kuqezinjtë në avantazh. 

 

Milani luan në transfertë kundër Hellas Veronës, sfidë të cilën djemtë e Stefano Piolit duan ta fitojnë me çdo kusht për të rritur distancën me Juven e vendit të tretë.

Lexo edhe:

Kuqezinjtë ndodhen në moment të mirë. Të enjten u sigurua kualifikimi në çerekfinalet e Europa League, ndërkohë që sot do të synohet fitorja e tretë radhazi në kampionat.

Hellas Verona-Milan do të transmetohet live në SuperSport 1.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...