Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Fitore minimale ndaj Danimarkës, Franca kualifikohet në raundin tjetër

Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe 3 pikët e dyta, duke u bërë skuadra e parë e kualifikuar në fazën me eliminim direkt dhe njëkohësisht duke mbajtur e pacënuar kreun e Grupit D në Kupën e Botës Katar 2022.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje, u mbyll pa gola, me Mbappe-n që shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61’.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68’.

Megjithatë “gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86’, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i ddytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë.

Francë-Danimarkë (2-1)

Kupa e Botës Katar 2022

86′-Gool! Pas një asisti nga Griezmann, Mbappe e dërgon topin në rrjetë dhe i rikthen avantazhin Francës.

73′-Franca rrezikon të pësojë golin e dytë, por Lloris bën “heroin”.

68′-Gool! Barazon Danimarka, pasi Eriksen godet kroson topin, Chistensen realizon me kokë.

61′-Gool! Pas një koordinimi shumë të mirë me Theo-n, Mbappe e dërgon topin në rrjetë.

56′-Mbappe niset në kundërsulm dhe ka hapësirën e duhur për të shënuar, por goditja e tij ndalet nga Schmeichel.

 

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...