Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Fitore morali përpara derbit, një adoleshent nderon Romën

Roma arriti një fitore 1-3 me përmbysje në Verona përballë Hellasit vendas, duke rigjetur tri pikët në Serie A pas humbjes shtëpiake ndaj Napolit kryesues.

Tammy Abraham humbi një shans të artë në minutën e 19’, sulmuesi anglez shmangu portierin kundërshtar dhe dërgoi topin jashtë me portën bosh!

 

Kur nuk shënon, do e pësosh, dhe rregulli i pashkruar i futbollit u aplikua tetë minuta më vonë kur Pawel Dawidowicz, i cili kaloi Veronën në avantazh.

 

Mbrojtësi polak u bë protagonist negativ në minutën e 36’ pas një faulli të rëndë ndaj Nicolo Zaniolos, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të kuq.

Roma përfitoi dhe riktheu baraspeshën në limitet e pjesës së parë me anë të Zaniolos, gol ku kishte merita mesfushori Camara.

 

Edhe pse në superioritet numerik, Roma gjeti golin e avantazhit vetëm dy minuta përpara fundit me një “sallake” të saktë të Cristian Volpatos.

18-vjeçari dhuroi edhe asistin e golit të tretë që u realizua nga Stephan El Shaarary. Në fund festë verdhekuqe, me Romën që merr një fitore morali përpara derbit ndaj Lazios.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...