Newcastle United ia doli në minutat e fundit falë një penalltie në “City Ground” përballë Nottingham teksa fituan me shifrat 1-2. “Qymyrxhinjtë” e nisën me ritëm të lartë sfidën dhe në minutat e para dominuan, por pa mundur të shënonin.
Rrugën e rrjetës të parët e gjetën të zotës e shtëpisë. Pas një gabimi në prapavijë nga ana e Botman, sulmuesi Emmanuele Dennis përfitoi maksimalisht dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në vijim miqtë reaguan dhe barazuan rezultatin në minutat shtesë të pjesë së parë. Alexander Isak realizoi një gol mjaft të bukur.
Në fraksioni e dytë qymyrxhinjtë u munduan të realizonin edhe golin e dytë. Ja dolën mbanë me Elliot Anderson në të 65-tën, por goli u anulua nga sistemi var për pozicion të parregullt.
Në fund, një penallti e shndërruar në gol nga Isak ndryshoi panoramën e takimit. Pas kësaj fitoreje, Newcastle ngjitet në kuotën e 47 pikëve, një më pak se Tottenhami i vendit të katërt por që kanë një takim më pak se Spurs-at. Nga ana tjetër, Nottingham Forest mbetet në vendin e 14-të me 26 pikë.
Lexo edhe:
