Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Haaland nderon përsëri Manchester City

Manchester City fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Fulham teksa ai që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland në limitet e ndeshjes. Norvegjezi shndërroi në gol një 11-metërsh dhe ndezi festën në Etihad Stadium për një sukses që mund të konsiderohet me plot gojën dramatic për mënyrën si erdhi pas vendasit luajtën për pjesën më të madhe të kohës me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Joao Cancelos.

Sa i përket kronikës së sfidës, The Citizens e nisën mirë ndeshjen teksa gjetën të parët avantazhin me anë të Julian Alvarez në minutën e 16-të.
Argjentinasi shfrytëzoi maksimalisht një asist të Gundogan, dhe pavarësisht pozicionit të vështirë gjeti koordinimin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për Alvarez në këtë sezon të Premier League, me trajnerin Pep Guardiola që i beson gjithnjë e më shumë.

Por, Manchester City mori një goditje të rëndë, teksa Joao Cancelo ndërhyri në mënyrë të gabuar brenda zonës duke shkaktuar 11-metërsh, por penaliteti për The Citizens ishte edhe më i rëndë duke qenë se portugezi u ndëshkua me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltisë, Pereira nuk fali dhe rikthu baraspeshën, 1-1.

Erling Haaland i aktivizuar në pjesën e dytë, gjeti golin në minutën e 74-të, me norvegjezin që kërceu për të realizuar një gol të bukur me kokë. Por, ishte sistemi VAR ai që prishi festën e sulmuesit dhe skuadrës së Cityt me rezultatin që mbeti 1-1.

Gjithsesi, në fund askush nuk mund ta ndalë Haaland të shënojë teksa sulmuesi ktheu në gol një penallti të fituar nga De Bruyne. Ishte goli numër 18 për Haaland në Premier League teksa i dhuroi një fitore me shumë vlera skuadrës, që në pritje të Arsenalit, ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 32 pikë. Nga ana tjetër, Fulham mban vendin e tetë me 19 pikë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...