Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Fitore në “frymën e fundit”, Lazio mposht Juven në “Olimpico”

Igor Tudor debuton me fitore si trajner i Lazios. Bardhekaltrit mposhtën 1-0 Juventusin në “Olimpico”.

Adam Marusic realizoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë, falë një realizimi të bukur me kokë (asist Guendouzi).

Dobët skuadra e Max Allegrit, që krijoi fare pak dhe në fund doli pa pikë nga transferta kryeqytetase.

Serie A
LAZIO-JUVENTUS 1-0 (Marusic 90+3′)

90+3′ Shpërblehet dëshira dhe insistimi i Lazios. Kroson Guendouzi, Marusic realizon me kokë. Festë në “Olimpico”. 

 

73′ Ciro Immobile kthen bukur një top, gjuan Adam Marusic, devijon në këndore mbrojtja bardhezi.

 

51′ Portieri i Lazios reagon mirë pas goditjes së Andrea Cambiasos.

 

41′ Kombinime të bukura te Juventusi, gjuan Federico Chiesa, greku Christos Mandas zgjatet dhe e devijon në këndore.

 

26′ Zbritje e bukur e Lazios, tenton Felipe Anderson, grushton polaku Szczesny.

 

20′ Sërish Castellanos, por goditja e sulmuesit argjentinas përfundon jashtë.

 

17′ Gjuan Taty Castellanos, topi ngjitur me shtyllën.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Lazio dhe Juventusi po përballen në “Olimpico” për llogari të javës së 30-të të Serie A, sfidë që po transmetohet live në “SuperSport 1”.

Lexo edhe:

Igor Tudor debuton sot në pankinën e Lazios. Kroati dhe Massimiliano Allegri kanë zgjedhur titullarët e skuadrave të tyre.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...