Kupa e Gjermanisë

VIDEO/ Fitore pa vuajtje në transfertë, Leipzig kualifikohet në gjysmëfinale

Leipzig është skuadra e radhës që siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, duke iu bashkuar Union Berlin që triumfoi përballë St Pauli të martën në mbrëmje. Hamburger-Karlsruher ka shkuar në shtesa, pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim 2-2.

Bochum dhe Freiburg janë ekipet që do të luftojnë për biletën e fundit gjysmëfinale. 0-4 triumfoi Leipzigu në fushën e Hannover, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit gjerman.

Nënkampionët e Gjermanisë realizuan dy herë në pjesën e parë me anë të Christopher Nkunku. 24-vjeçari zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, teksa pesë minuta më vonë dyfishoi pasi dribloi portierin kundërshtar.

Në pjesën e dytë erdhën golat e Konrad Laimer dhe Andre Silva. Austriaku kombinoi bukur me Andre Silvën dhe tundi rrjetën e Hannoverit me një diagonal të saktë.

Suksesi me “poker” u vulos nga sulmuesi portugez. Andre Silva finalizoi një aksion të bukur të Leipzigut, që është rikthyer në formë të mirë dhe po merr rezultate pozitive me Tedescon në pankinë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency