Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Fitore pas 24 vitesh në “Old Trafford”, United zbavitet ndaj Forest

Manchester United zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Nottingham Forest, ekip të cilin e mposhti 3-0 duke rigjetur fitoren përballë ekipit historik anglez në “Old Trafford” pas plot 24 vitesh.

 

“Djajtë e Kuq” e zgjidhën shpejt këtë ndeshje. Tyrell Malacia u ndal nga shtylla, por Marcus Rashford kaloi United në avantazh (19’) pas një skeme shumë të bukur nga këndorja, ndërkohë që tetë minuta më vonë pati festë edhe për Anthony Martial.

 

Nottingham gjeti rrjetën në minutën e 41’, por VAR-i anuloi golin e mbrojtësit Willy Boly. Vendasit vazhduan të sulmonin edhe në fraksionin e dytë të takimit, krijuan disa mundësi të mira me anë të Antony (56′) dhe Rashford (67′).

 

Goli i tretë erdhi nga një zëvendësues tri minuta përpara fundit me dy brazilianë protagonistë. Asist i Casemiros dhe finalizim i Fred, i cili vulosi suksesin me “tris” të United, që renditet përkohësisht vetëm një pikë larg zonës Champions (një ndeshje më pak se Tottenham).

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...