Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Fitorja e shtatë radhazi, Liverpool “presion” United dhe Newcastle

Liverpool koleksionoi fitoren e shtatë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3, Leicester në transfertë. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp shënuan dy gola në harkun e tre minutave (33 dhe 36) me anë të të njëjtit autor, Curtis Jones.

Për sulmuesin e ri ishte dygolëshi i parë me fanellën e Liverpool teksa në fraksionin e dytë, The Reds menaxhuan më së miri avantazhin dhe energjitë duke e mbajtur Leicester larg portës së mbrojtur nga Allison ndërsa gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Trent Alexander-Arnold. Anësori realizoi një gol fantastik nga një goditje dënimi e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Iversen.

Lexo edhe:

Pas këtij suksesi, Liverpool mban gjallë shpresat për zonën Champions teksa Manchester United dhe Neëcastle janë vetëm një pikë më shumë se të kuqtë, por me skuadrën e Klopp që ka një ndeshje më shumë se dy ekipet e sipërpërmendura.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...