Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Fluminense në histori, fiton Copa Libertadores, keqardhje dhe lot nga Boca Juniors

Fluminense fiton për herë të parë në histori Copa Libertadores, kompeticion në të cilin kishte arritur deri në finale në vitin 2008.

Skuadra braziliane, ku luajnë emra të njohur si Marcelo (ish i Realit) apo Felipe Melo, mposhti 2-1 në stadiumin mitik “Maracana” të Rio de Janeiros rivalen argjentinase Boca Juniors, skuadra e dytë që që ka triumfuar më shumë në këtë kompeticion (gjashtë herë) pas ekipit tjetër argjentinas, Independiente (shtatë herë, rekordi absolut).

Golin e parë të finales e realizoi Cano i Fluminenses në minutën e 36-të, por Boca u kundërpërgjigj me Adviculan në të 72-tën.

Rezulati nuk ndryshoi në minutat e mbetura të kohës së rregullt, kështu që për të përcaktuar fituesin do të luheshin dy shtesa nga 15 minuta.

Në të 99-tën, Kennedy shënoi golin e dytë për ekipin brazilian, por vetëm pak minuta më vonë mori karton të kuq.

Lexo edhe:

Forcat u ekuilibruan shumë shpejt, pasi edhe Fabra i Bocas u ndëshkua me karton të kuq. Në minutat e mbetura Fluininense arriti ta mbronte epërsinë, për të fituar për herë të parë këtë trofe.

 

 

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...