Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

VIDEO/ Formula 1 në shtëpinë e Perez, meksikani garon me sytë e mbyllur dhe nuk gabon asnjë kthesë!

Këtë fundjavë, Formula 1 zhvendoset në Meksikë aty ku Sergio Perez i RedBull do të kërkojë me çdo kusht të triumfojë në pistën e shtëpisë përballë publikut të tij. Madje, piloti 32-vjeçari ka mbërritur në Guadalajara, vendlindjen e tij ndërsa gjatë konferencës së shtypit vërtetoi se njeh çdo centimetër të pistës së quajtur “Autódromo de los Hermanos Rodríguez”. Meksikani improvizoi sikur ishte në pistë dhe me një timon në dorë, me sytë mbyllur nisi të garojë.

Perez nuk gaboi asnjë kthesë, ndërsa i surprizoi të gjithë edhe me faktin se ishte në trajektoren dhe shpejtësinë e duhur në çdo moment. Tashmë, i mbetet që të gjithë këtë “show” ta përsëris edhe në garë, aty ku në pistë janë edhe rivalët e tjerë. Megjithatë, dëshira e madhe e Perez për të fituar mund të rezultojë vendimtare me pilotin që u shpreh se ka qenë gjithnjë ëndrra e tij të fitojë në pistën e shtëpisë.

“Padyshim që të fitoj në Meksikë është një ëndërr e fëmijërisë, mua nuk më intereson statusi i nënkampionit të Botës. Ëndrra ime ka qenë të fitoj garën e shtëpisë”, tha Perez, kur u pyet nëse do të kënaqej me vendin e dytë të kampionatit në fundin e sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...