Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Franca zhgënjen ndaj Tunizisë, “Gjelat” mposhten por ruajnë kryesimin

Franca e mbyll në vendin e parë Grupin D, edhe pse “Gjelat” të përfshirë nga ndryshime të shumta në formacion prej Didier Deschamps dolën të mposhtur nga ndeshja e tretë në grup përballë Tunizisë me rezultatin 1-0.

Sa i takon sfidës, Franca nuk shkëlqeu sidomos në pjesën e parë të lojës me tunizianët që u shfaqën kërkues në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, të imponuar edhe nga shansi minimal që kishin për t’u kualifikuar. Në minutën e tetë, Tuniza në fakt e gjeti rrugën e rrjetës, por festa zgjati pak pasi Ghandri ishte në pozicion të parregullt dhe anësori u tregua i vëmendshëm për ta akorduar ndërsa edhe VAR konfirmoi vendimin e tij.

Në 45-minutat e dyta, Franca provoi të shfaqej më kërkuese në fushë, por Tunizia befasoi dhe i ndëshkoi në minutën e 58-të me anë të Khazri që përfitoi edhe nga një gabim i Fofana në mesfushë. Në vijim, Franca provoi maksimumin për të reaguar sidomos me Mbappe dhe Dembele që u aktivizuan pas disavantazhit, por pa rezultuar të suksesshëm. Në fund, Griezmann shënoi por VAR ndërhyri dhe e anuloi golin e francezëve ndërsa Tunizia pavarësisht fitores nuk ia del të kualifikohet edhe pse e mbyll grupin me katër pikë.

Nga ana tjetër, në fazën pasardhëse, Franca pret përballjen me skuadrën e renditur në vendin e dytë në Grupin B, aty ku rrezikohet edhe një sfidë me Argjentinën.

Tunizi-Francë 1-0

Kronika e ndeshjes:

58′ Goooool! Tunizia ndëshkon Francën, Fofana humbet një top në mesfushë dhe Khazri mposht Mandandën

8′ Tunizia gjen rrugën e rrjetës me anë të Ghandri, por festa zgjat pak pasi goli ndalet për një pozicion të parregullt

Franca, tashmë e kualifikuar për në raundin e 1/8-tave të Botërorit, luan ndeshjen e tretë të Grupit D ndaj Tunizisë. Me objektivin e arrritur, trajneri Dider Deschamps i dhuron hapësirë plot nëntë futbollistëve që nuk e kishin nisur më parë si titullar në Kupën e Botës teksa konfirmohet vetëm Varane dhe Tchouameni.

Nga ana tjetër, Tunizia ka ende shpresa për një kualifikim, edhe pse minimale pasi duhet të mposhtë Francën dhe të rregulloojë golavarezhin që për momentin e ka negativ.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....